Juventusi siguroi mbrëmjen e djeshme titullin e nëntë radhazi kampion dhe të 36-in në historinë e Serinë A.
Titullin e parë kampion, "Zonja e Vjetër" e fitoi në vitin 1905.
Si për ironi të fatit me këtë titull, Juventusi ka tashmë dyfishin e titujve të Milanit dhe Interit, të cilat kanë ka 18 secila.
Pra edhe në qoftë se këto skuadra i bashkojnë titujt e Serisë A që kanë fituar, përsëri nuk e kalojnë Juventusin, por thjesht e barazojnë.
Padyshim një dominim absolut i Juventusit dhe duket se bardhezinjtë nuk kanë plan të ndalen duke vendosur rekorde të reja.