JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Mbytja tragjike e 12-vjeçarit në Lezhë! Qytetari: Askush s’u mundua ta shpëtonte, policia tha lëre se bën vetë!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27/07/2020 9:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbytja tragjike e 12-vjeçarit ditën e djeshme në Lezhë, tronditi gjithë opinionin publik

Ndërkohë edhe më e rëndë ka qenë deklarata e një dëshmitari i cili u ndodh në vendngjarje.

Përmes një videoje, e mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, ai thotë se teksa i riu po mbytej, askush nuk është ofruar ta ndihmojë.

Madje policia ishte aty dhe nuk ndërmerrte asnjë veprim, me pretkstin se djali 'po bënte vetë'. Kanë qenë disa djem që hynë dhe e nxorrën, ndërsa viktima nuk jepte fare shenja jete.

Kujtojmë se plazhet, pothuajse në të gjithë vendin vuajnë mungesën e rojeve. Kudo që shkon, evidenton vetëm kulla, por në asnjë vend roje, të cilët shumë biznese që vendosin çadra e kanë të detyruar.

Në lidhje me këtë mungesë, e cila ka marrë shumë jetë njerëzish shteti rri inekzistent. Dhe sa të tjerë duhet të mbyten që rojet të jenë "krah" pushuesve.

I riu rëfen:

Ishte ai 12 vjecari 😣😣. Se ka nderruar jet. Policia aty edhe rrinte duke thene lere se bejne vet. Kur shikuan se nuk po leviznin hyne disa djem edhe i nxorren ku ai qe ka vdekun nuk jepte fare shenja jete ndersa tjt nxirrte shkume edhe gjak nga goja