JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Zidane nuk bën kompromis, largon të birin nga ekipi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 26/07/2020 14:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Real Madridi po përgatitet për sezonin e ri ku pritshmëritë më të mëdha. Trajneri Zidane ka kërkuar edhe përforcimet e merkatos, ndërsa po largon nga ekipi lojtarët që nuk i ka në plane.

Njëri prej tyre është edhe i biri, Lukas Zidane, cili mban rolin e portierit dhe me shumë mundësi do të largohet nga Real Madridi në këtë merkato.

Portieri nuk mund të gjejë shumë hapësira në klubin madrilen, ndonëse trajner është babai i tij dhe për këtë arsye pritet të largohet.

Lukas do të kalojë në një skuadër ku do të gjente më shumë minuta, ku të tregonte edhe cilësitë e tij.

Tashmë në moshën 22-vjeccare, Lukas është pjesë e Realit që në moshën 6 vjeçare, por duket se pas 16 viteve do të largohet nga klubi, të cilin e ka dashuruar që i vogël.

Kontrata e futbollistit me Realin ka përfunduar që më 21 korrik dhe tashmë ai është një lojtar i lirë.