JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Sherr masiv në Sarandë! Kërcasin grushtet mes dy grupe djemsh, dëshmitari: Shkak u bë një vajzë!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26/07/2020 10:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Shqipëri vazhdojnë të ndodhin rëndom sherre për motive banale, por ka raste edhe kur me plot kuptimin e fjalës janë femrat ato që bëhen “mollë” sherri. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në bulevardin e Sarandës rreth orëve të mbrëmjes.

Të bërtiturat e dy grupeve djemsh kanë alarmuar banorët e zonës, të cilët kanë dalë në ballkone për të parë ç’po ndodhte. Dy banda djemsh, sipas dëshmitarit që pa skenën e ngjarjes, janë përfshirë në një konflikt fizik për shkak të një vajze.

Ai thotë se vajza e cila është duke vrapuar ka qenë arsyeja pse plasi grushti masiv midis të rinjve, teksa shton se policia erdhi me vonesë dhe thjesht i shihte, e pafuqishme për t’i ndarë.