JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Drejtoresha e Spitalit Vlorë, 50 milionë lekë tender për mobilim firmës me ofertën më të lartë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18/07/2020 22:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk kanë fund çudirat në këtë vend të begatë por kaq të pafat që quhet Shqipëri. Drejtoresha e Spitalit Rajonal Vlorë, Brunilda Mersini, ka vendosur të organizojë një tender që mban numër reference REF-60553-06-08-2020 dhe ka për objekt “F.V pajisje mobilim per sherbimin e reanimacionit per nevoja te Spitalit Rajonal Vlorë”.

Njoftimi i fituesit është bërë më datë 07.07.2020 dhe në të kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, përkatësisht BOLT shpk me vlerë të ofruar 3,747,000 lekë të reja pa TVSH dhe Gen-Alb Farma shpk me vlerë të ofruar 3,991,200 lekë të reja pa TVSH.

Çuditërisht fitues është shpallur kompania me ofertën më të lartë, pra Gen-Alb Farma shpk, me një vlerë rreth 50 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Kaq shumë para do të shpenzohen për karrige, stola, dollap, tavolina, krevat etj. Kompania fituese ka për administrator Marenglen Koçia, i cili rezulton edhe bashkëpronar sëbashku me Albano Bego.

Nga të dhënat publike, rezulton se kjo kompani në vetëm dy vitet e fundit ka marrë jo pak por gati 800 milionë lekë të vjetra tendera nga spitalet e vendit. E me sa duket, në rastin konkret, ka qenë rradha e drejtoreshës së Spitalit rajonal Vlorë që t’i shtojë portofolin edhe me 50 milionë të tjera për mobilim.