Komshija e Zhanetës rrëfen detaje rrëqethëse: I thashë ku e ke Anisën? “Ik mos ta shoh bojën!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.07.2020, 16:57

U tretën, pa bukë e ujë pranë njëra-tjetrës, jo me ditë, por më javë dhe muaj… Vendosën të shkonin drejt vdekjes, per te pritur ringjalljen.

Zhaneta, Anisa dhe Blerta Josifi janë protagonistet e një prej ngjarjeve më horror të ndodhura në kryeqytet vitet e fundit.

Historia e familjes Josifi, ku një vajzë 30 vjeçare, trupi I se cilës u gjet ne shtëpi, në fazë dekompozimi, e nëna e saj e pajetë, ka tronditur opinionin publik. Shokun e kupton që në shkallët e pallatit…

Fqinja ngjitur familjes Josifi ka njoftuar edhe më herët policinë për sjelljet e pazakonta të tri anëtareve të familjes.

“Shkova në Komisariat, i thashë i kam në derë. Kush e di si e kanë hallin. Na vihet flaka. Kanë kaluar në depresion. Asnjëherë në tre vjet nuk e kam takuar”, shprehet ajo.

Varfëria u thellua ne këtë shtëpi gjatë pandemisë, pasi nëna dhe te bijat kanë qenë pa punë.

“I them Zhaneta ku e ke Anisën, tha ka vajtur në një vend. Mos ka ikur në Gjermani I thashë unë. Dy vjet pa dalë fare. I rashë derës. Ik më tha mos ta shoh bojën”, thotë një tjetër fqinje.

Familjarët ngrenë supet para kamerave “Kjo është një fatkeqësi”, shprehet kunati i Zhanetës.

Jashtë kamerave, ai rrëfen se vajzën e vogël, Anisën, nuk e kishin parë prej më shumë se një viti, që në mars te 2019. Nëna e saj iu thoshte se do të dilte kur të mbaronin ditët e zotit, pa i lënë të kuptonin qartë se për çfarë ditësh të zeza po fliste për fatin e të bijave dhe të vetes.

Misteri i vetëflijimit Josifi pritet të zbardhet plotësisht nga ekspertiza mjeko-ligjore. Ata pritet të kenë shumë shpejt përgjigjet për shumë prej pikëpyetjeve që mbulojnë këtë histori, duke nisur që nga koha e vdekjes së Anisa Josifit dhe ajo e nënës së saj.

Burime nga Mjekësia Ligjore, sqaruan për Abc News se, Anisa mendohet të ketë rreth 7 apo 8 muaj që ka ndërruar jetë. Nëna e saj, 2-3 ditët e fundit.

Dëshmia e 34-vjeçares, Blertës, nuk duket se do të jetë shpejt një mundësi për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes, pasi gjendja e saj psikologjike është e rënduar dhe e paqëndrueshme. Ndaj që prej mbrëmjes së të enjtes ajo gjendet e shtruar në Urgjencën e Spitalit Psikiatrik. Burimet policore bëjnë me dije se kane marre shume pak të dhëna nga Blerta. Gjate gjithë kohës qante dhe thoshte vetëm frazën “ kam humbur familjen”.

Grupi hetimor deri në orët e para të mëngjesit të së premtes ka qëndruar në vendin e ngjarjes, banesën ku jetonin prej 8 vitesh pjesëtarët e familjes Josifi.

Aty janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumë elementë që pritet të ndihmojnë hetimin si fletushka, broshura e libra fetare, si dhe vajra të ndryshëm me të cilët dyshohet se nëna e motra e vogël kanë lyer për disa kohë trupin e pa jetë të bijës së vogël së kësaj familje.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit