Dorëhiqet kryeministri francez, Macron cakton të riun

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.07.2020, 14:38

Kryeministri francez Edouard Philippe ka dhënë dorëheqjen pasi drejtoi qeverinë e Presidentit Emmanuel Macron për tre vjet.

Presidenti emëroi me shpejtësi në vend të tij kryetarin e djathtë të qendrës Jean Castex për të udhëhequr një ekip të ri të ministrave pas një riorganizimi. Castex, 55 vjeç, është pak i njohur në Francë, por ai ka luajtur një rol kryesor në reagimin e qeverisë ndaj pandemisë Covid-19.

Edhe pse Philippe u konsiderua më popullor se presidenti, partia në pushtet kishte rezultate të dobëta në zgjedhjet lokale në fundjavë.

Philippe u takua me Presidentin herët ditën e sotme dhe u dakordësuan që ai të jepte dorëheqjen.

Një riorganizim pritet ndërsa mësohet se në Francë është praktikë e zakonshme që presidenti të zëvendësojë një kryeministër gjatë mandatit pesë-vjeçar të tij.

Pallati Elysée tha në një prononcim për mediat se Edouard Philippe kishte "dorëzuar sot dorëheqjen prej postit të kryeministrit dhe se presidenti e pranoi atë".

Burimi: bbc Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit