Vrasje, kanosje, përndjekje/ Arrestohet “i forti i Bulqizës”, ishte fshehur në bodrum

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.07.2020, 09:10

Fadil Tërnova është 32-vjeçari nga Vajkali, Bulqizë, ndaj të cilit u bë një atentat me armë zjarri në aksin Dibër-Shupenzë.

Ai është cilësuar si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe pas disa vitesh arratisje është arrestuar nga Forcat RENEA në Bulqizë.

Në momentin kur policia ka ndërhyrë në banesën e tij ai është gjetur në një bodrum krijuar enkas poshtë njërës prej dhomave dhe mbuluar me pllaka.

Tërnova ishte shpallur në kërkim prej vitit 2018 ndërsa u arrestua në operacionin policor të koduar "Fundi i arratisë".

Mbi të rëndojnë akuzat për “vrasje”, “kanosje”, “përndjekje”, “mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”, “shkatërrim i pronës’’, “armëmbajtje pa leje”.

Njoftimi:

Strukturat e DVP Dibër, në bazë të një informacioni të marrë në rrugë operative, për vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për disa vepra penale, si dhe duke vlerësuar rrezikshmërinë që ky person paraqiste, janë koordinuar veprimet me Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe është kërkuar mbështetja e forcave speciale RENEA.

Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "Fundi i arratisë", në kuadër të të cilit, në fshatin Vajkal të Bulqizës, pas rrethimit të banesës u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit të kërkuar Fadil Tërnova, 32 vjeç, i cili në momentin e ndërhyrjes u gjend i fshehur në ambientet e bodrumit të hapur enkas në një prej dhomave, që ishte i mbuluar me pllakat e dyshemesë.

Gjatë operacionit, forcat speciale RENEA gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë tip "Glock" që e mbante pa leje dhe fishekë luftarak.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim që prej vitit 2018, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosje për të mos kallëzuar krimin” dhe "Armëmbajtja pa leje". Për këto vepra penale, Gjykata e Shkalles së Parë Dibër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Shtetasi Fadil Tërnova është person me rrezikshmëri të theksuar kriminale. I dënuar për vrasjen e shtetasit Sh. Sh., në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, i arrestuar e dënuar më parë për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", si dhe i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale kundër personit si "Përndjekja", "Kanosja", “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është organizator dhe autor kryesor për disa raste të ndodhura më parë për “Shtrëngim për dhënie pasurie”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit