Një tender i cilësuar problematik i është dhënë nga Bashkia e Fushë-Arrzit, një ish-zyrtari, në detyrë gjatë qeverisjes socialiste të Edi Ramës.
Referuar dokumenteve zyrtare, në fillim të Majit, bashkia e drejtuar nga Fran Tuci ka shpallur një tender me objekt “Shërbime dhe mirëmbajtje në pyje për vitin 2020 në Bashkinë Fushë-Arrëz” dhe fond limit mbi 9 milionë Lekë.
Tenderi problematik
Një muaj më pas, njoftohet zyrtarisht fituesi. Oferta e paraqitur nga kompania fituese është gati sa fondi limit. Firma e kontraktuar nga bashkia, “LURIMI” sh.p.k, ka qenë e vetmja që ka dorëzuar dokumentet për të marrë pjesë në tender.
Profesionalja “openprocurement.al”, e cilëson tenderin problematik, duke e klasifikuar me “flamur të kuq”. Arsyeja është pikërisht mungesa e konkurrencës.
Paratë brenda llojit
Kompania fituese “LURIMI” sh.p.k, sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ka pronar një ish-zyrtar të lartë: Lutfi Miftari. Ky i fundit ka mbajtur postin e drejtuesit të Inspektoriatit të Pyjeve në Bulqizë.
Rreth një vit më parë, emri i tij u përmend në media teksa denoncoi se bashkë me një grup inspektues kundër kontratrabës, janë sulmuar me armë zjarri.
Marrë nga Gazetaatdheu.com