Pyetja e gazetares e vë në siklet/ Besa Shahini i fik mikrofonin dhe nuk përgjigjet

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.07.2020, 13:14

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka dhënë sot një deklaratë për mediat ku ka folur për datën e rifillimit të arsimit në shtator dhe po ashtu nuk ka lënë pa përmendur edhe rastin e protestës së maturantëve për provimin e Gjuhës dhe Letërsisë të cilën e quajti përsëri të nxitur nga opozita.

Shahini deklaroi se nëse situata e pandemisë rregullohet deri në gusht me shumë mundësi 14 shtatori do mbetet data përfundimtare për fillimin e arsimit të të gjitha cikleve.

Gjatë fjalës së saj ajo u përball edhe me pyetjet e gazetarëve të pranishëm në sallë ndërsa duket se nuk e ka pritur mirë pyetjen e njërit prej tyre në lidhje me abuzimin seksual të të miturës në Babrru nga roja i shkollës.

Gazetarja e pyeti ministren pse nuk u veprua kur kishte informacion nga drejtori i shkollës për abuzimet nga Abaz Doka.

Shahini e ka cilësuar joprofesionale pyetjen dhe i ka fikur mikrofonin gazetares duke reguzuar të përgjigjet.

Gazetarja: Një pyetje për ministrinë, ju thoni se ndiheni krenare kur bëhet denoncimi për këtë çështje, por nga ana tjetër, ju kishit informacion për këtë çështje. Pse nuk vepruat?

Besa Shahini: Kjo nuk është pyetje, kjo nuk është profesionale.

Gazetarja: Kjo nuk është ajo që them unë.

Besa Shahini: Është nga ana juaj si gazetare, dashakeqëse.

Gazetarja: S’është nga ana ime, është nga ana e drejtorit të shkollës.

Besa Shahini: Është joprofesionale të bëni pyetje tendencioze.

Gazetarja: Nuk mund të më akuzoni për joprofesionalizëm.

Besa Shahini: Mos flisni për rastet se dëmtoni viktimat. Por çdo indikacioni që është denoncuar nga drejtori janë marrë masat e pezullimit dhe shkarkimit. Po ju vë në kontekst, si gazetar që mbuloni arsimin. Rojet e shkollës janë punësim i bashkisë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit