JOQ Albania
Home

Skandali i Plarent Ndrecës/ Abuzimi i Ministrisë së Brendshme me tenderin e blerjes së ujit
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01/07/2020 22:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Plarent Ndreca është aktualisht Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Ai është emëruar në këtë detyrë në korrik të vitit 2019, pasi më parë ka ushtruar funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit gjatë kohës që ky dikaster drejtohej nga Lindita Nikolla. Emri i tij nuk është i padëgjuar pasi shpesh është shfaqur nëpër emisione televizive si përfaqësues i pozitës. Gjithashtu emri i Ndrecës është lakuar edhe pasi është paditur në vitin 2015 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për dy akuza, përkatësisht “Shkelje e Pabarazizë së pjesëmarjes në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”, akuza këto që çuditërisht u hodhën poshtë nga Prokuroria e cila pushoi hetimet me argumentin e mos gjetjes së elementëve të veprës penale.

Ndoshta duke parë se ia hodhi paq këtyre dy akuzave, Plarent Ndreca vazhdon përsëri me shkeljet në tendera, kësaj rradhe pranë Ministrisë së Brendshme në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm. Kështu, bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-63298-06-30-2020 me procedurë “Blerje me vlerë të vogël” dhe me objekt “Blerje ujë”.

Duke parë kërkesat specifike të tenderit shikon se kërkohet të blihet ujë i pijshëm në dy forma paketimi. Përkatësisht 10 mijë shishe të vogla me ambalazh plastik prej 0,5 litra dhe 600 bidona të mëdhenj me ambalazh plastik prej 19 litrash. Shkelja e parë është në faktin se uji i pijshëm që vjen në tubacionet e UKT është i pastër dhe i pijshëm, deklaruar kjo nga vetë kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Në këtë kuptim, të harxhosh para nga buxheti i shtetit për të blerë ujë të pijshëm të ambalazhuar në një kohë që uji që vjen nga çezma deklarohet i pijshëm sipas titullarit të Bashkisë Tiranë, është shkelje.

Nga ana tjetër nuk kuptohet arsyeja se përse duhen blerë plot 10 mijë shishe plastike me ambalazh prej 0,5 litra, kur fare mirë mund të ishin blerë më shumë bidona plastikë me ambalazh prej 19 litra. Siç dihet, sa më i vogël paketimi, aq më e lartë është kosto e ambalazhimit. Pra edhe në këtë rast kemi shkelje dhe abuzim pasi shtetit i shkaktohet dëm duke blerë shishe plastike në ambalazh prej 0,5 litrash në vend të bidonave plastikë në ambalazh prej 19 litra. Le të bëjmë një analizë kosto. Një bidon plastik prej 19 litrash kushton 450 lekë të reja, pra çmimi për litër del rreth 23,7 lekë të reja. Ndërsa një shishe plastike prej 0,5 litrash kushton 50 lekë të reja, pra çmimi për litër del 100 lekë të reja, ose rreth 322% me shumë!

Por prisni se ka edhe më. Një ndër kërkesat e tenderit është që fituesi duhet të ketë fabrikë prodhimi uji (impiant). Kjo është tërësisht e panevojshme, pasi fare mirë furnizimin me ujë mund ta bëjë edhe një kompani tregtare që nuk e prodhon vetë. Por pikërisht këtu del skandali. Kompania fituese është shpallur MARJO – MONDI SHPK me administrator dhe pronar Isuf Canameti.

Në të dhënat e marrë në QKB në momentin e realizimit të këtij shkrimi, rezulton se kjo kompani nuk e plotëson kërkesën që fituesi duhet të ketë fabrikë prodhimi uji (impiant), pasi sipas objektit të aktivitetit të saj, kjo kompani rezulton tregtare dhe jo prodhuese. Bravo Plarent!