Mali i Zi bëhet ylber! I hap rrugë lezbikeve dhe gay-ve të lidhen në martesë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.07.2020, 20:31

Parlamenti malazez ka miratuar para disa minutash draft ligjin për njohjen e Partnerëve të së njëjtit gjini. Për miratimin e ligjit nevojiteshin 41 vota, ndërsa ai është miratuar në parlament me 42 vota. Një vendim historik që i hap rrugën njohjes së martesave brenda gjinisë në vendin fqinj. Organizatat LGBTI në vend e kanë cilësuar vendimin si historik dhe si hapin e parë të madh në rrugën e gjatë drejt barazisë.

Organizata LGBTI Forum vlerësoi miratimin e ligjit si një hap historik në luftën për të drejtat e njeriut të njerëzve LGBTI në Mal të Zi.

“Me miratimin e Ligjit, i cili nuk kishte shumicën e duhur të votave vitin e kaluar, u shkrua një faqe e re në historinë e lëvizjes malazeze LGBTI dhe u dërgua një mesazh i qartë”, shkruan në një një deklaratë Forumi LGBT Progres dhe Qendra Sociale LGBTIQ, duke deklaruar se mirëpresin miratimin e Aktit të Partneritetit dhe urojnë të gjithë njerëzit LGBTI në këtë ditë historike.

“Ky është një hap i pakonceptueshëm përpara për shoqërinë malazeze dhe një gëzim i veçantë për të gjithë komunitetit LGBTI. Si një organizatë që ka mbrojtur për vite me radhë njohjen ligjore të bashkësive të të njëjtit seks dhe si pjesëmarrës aktivë në Grupin e Punës që krijoi këtë ligj, ne jemi shumë të lumtur për këtë përfundim të shumëpritur.

Ajo që mbetet thelbësore tani, zbatimi i këtij ligji në praktikë, është hapi tjetër i madh në procesin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut të njerëzve LGBTI “, thuhet në deklaratë. John M. Barac nga Qendra Sociale LGBTIQ tha që ndjenja është e papërshkrueshme, por se rruga drejt barazisë thelbësore është përpara nesh.

“Parlamenti ka anuar me barazinë dhe dashurinë dhe ka dërguar një mesazh të qartë se Mali i Zi po ecën përpara. Shpresoj se institucionet do të justifikojnë besimin dhe do të zbatojnë në vazhdimësi këtë ligj. Sot kemi arsye të festojmë dhe të gëzohemi, dhe prej nesër do të vazhdojmë të luftojmë për barazi dhe dinjitet,” përfundoi ai.

Ditën e djeshme, Mali i Zi hapi zyrtarisht dhe kapitullin e fundit të negociatave me Bashkimin Evropian, i cili po ndiqet me ndryshime të mëdha legjislative për përafrimin dhe harmonizimin e ligjeve të vendit me ato të BE-së. / Historia-ime.com/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit