Një qytetar nga Shkodra ka kërkuar që të bëjë tamponin, pasi i ka shërbyer vëllait të prekur me Covid-19.
Për momentin ai nuk ndodhet në ambientet e Infektivit, ndërkohë që spitali i ka komunikuar se tamponi do t'i bëhet në momentin kur të shfaqë simptoma.
Ai u shpreh:
Kemi disa ditë që lutemi të na bëhet tamponi. I kam kam shërbyer 6 ditë vëllait të shtruar në spitalin e Shkodrës, i cili analizës ka dalë pozitiv dhe prej 4 ditësh ndodhet i shtruar në Infektiv. I jemi drejtuar të gjitha institucioneve përfshirë ISHP. Na thonë që nuk bëjmë tampone pa patur simptoma të Covid-19.
Por ne jemi 7 familjarë që i kemi shërbyer të sëmurit në spitalin e Shkodrës dhe mund të jemi të infektuar, pavarësisht se nuk kemi shfaqur simptoma dhe për rrjedhojë jemi kërcënim për familjarët tanë të afërm, miq të njohur e të panjohur në Shkodër.