SHBA blen gati të gjithë furnizimin botëror të Remdesivir

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.07.2020, 13:27

Shtetet e Bashkuara kanë siguruar në mënyrë efektive furnizimin në botë të një prej vetëm dy ilaçeve të provuara për trajtimin e koronavirusit.

Remdesivir, i cili më parë ishte përdorur për të luftuar Ebolën, tani është provuar për efektin e tij tek pacientët me Covid-19 dhe është prodhuar ekskluzivisht nga gjiganti farmaceutik Gilead Sciences.

Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore i SHBA (HSS) ka njoftuar se ka blerë më shumë se 500,000 doza të ilaçit.

Shifra është e barabartë me prodhimin e tërë të Gilead-it për muajin korrik, si dhe 90 % të prodhimit të tij si në gusht ashtu edhe në shtator.

Vendimi i SHBA për të blerë të gjithë ilaçin, nënkupton se do të ketë furnizim të vogël në pjesën tjetër të botës për muajt në vazhdim.

Sekretari i HSS, Aleks Azar, përshëndeti këtë veprim, duke thënë se presidenti Donald Trump kishte arritur një "marrëveshje të mahnitshme".

Ai tha:

Në masën e mundshme, ne duam të sigurohemi që çdo pacient amerikan që ka nevojë për remdesivir mund ta marrë atë. Administrata Trump po bën gjithçka që është në fuqinë tonë për të mësuar më shumë rreth terapeutikëve të shpëtimit të jetës dhe sigurimin e qasjes në këto opsione për popullin amerikan.

Gilead është kritikuar ditët e fundit për çmimin e lartëprej 2,340 dollarë (1,990 £) për një kurs tipik të trajtimit me Remdesivir.

Burimi:Independent|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit