Ka ndërruar jetë këmbësori që u përplas pak më parë nga një automjet në Vlorë. Mësohet se ai nuk ka mundur dot t'i mbijetojë dëmtimeve që ka marrë.
Bëhet me dije se viktima po khehej nga pazari kur është përplasur nga një automjet tip BMW. Siç shihet edhe nga fotoja ai kishte marrë perime, të cilat janë përhapur mbi trotuar.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për marrjen në pyetje.
Rruga ku ndodhi aksidenti është mjaft problematike për shkak të drejtësisë që ka, e cila të jep mundësinë të ecësh me shpejtësi duke u bërë shpesh herë burim aksidentesh.