JOQ Albania
Home

EKSKLUZIVE/ “White Rocks” Fshati i Carapulit, MINISTRAT e Ramës që kanë porositur vilat aty (Emrat)
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24/06/2020 20:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

INTRO/ KUSH ËSHTË PANDELI CARAPULI?

Pandeli Carapuli është një prej oligarkëve më të mëdhenj shqiptarë, ndërtuesi i shtëpisë së Ramës në Surrel të Dajtit, i lidhur ngushtë me këtë të fundit, përfitues i disa miliardave tendera në nivel vendor dhe qendror dhe një prej atyre biznesmenëve me lidhje të ngushta me Rilindjen, që jugorët e quajnë “Gllabëruesit i Dhërmiut” dhe kjo jo pa shkak. Bëhet fjalë për resortin “White Rocks”, në fshatin Gjilekë, Dhërmi, i njohur ndryshe si fshati i Carapulit, aty ku lulëzojnë vilat e bardha të ngritura mbi tokën e qytetarëve të zonës, por të kaluara në pronësi të oligarkut të Ramës me lejen e pakthyeshme mavi.

6 lloje vilash, 1, 2 dhe 3-katëshe gjenden në WHITE ROCKS, një bar-restorant, një pontil druri, një pishinë e hapur, godinë për administratën, kabinë për rojën dhe kabina e transformatorit elektrik. Do të ketë parkime mbi tokë dhe nëntokë. Sistemimin e infrastrukturës për sjelljen e energjisë elektrike do ta marrë përsipër OSSHEE, nga e cila ka përfituar disa miliardë tendera (për këtë do të lexoni në artikujt në vijim).

MINISTRAT QË KANË POROSITUR VILËN E TYRE NË FSHATIN E CARAPULIT

Leja për super-resortin e Carapulit padyshim do të kishte edhe qokat e veta për mavitë e Ramës...

Ekskluzivisht JOQ ALBANIA ka mësuar emrat e disa prej personave më të ngushtë të Ramës, ministra e ish-ministra, që kanë porositur vilën e tyre të bardhë në shkëmbinjtë e Carapulit në Dhërmi.

1-Bëhet fjalë për vetë ministreshën e MIE, Belinda Ballukun, e cila në krye të Albcontrol i jepte tendera disa-milionësh EUROCOL kompanisë së Carapulit, tashmë shpërblehet në vilat qeveritare në Dhërmi në rreshtin e parë me pamje nga deti.

2-Nuk kishte si të ishte jashtë kësaj liste “TIGRI” i Rilindjes, Ben Ahmetaj, ministri Gjitholog, të cilit nuk mund t’i rrëshkiste nga duart një vilë në zonën më të lakmuar të Shqipërisë, aty ku asnjë bukuroshe bjonde nuk mund të refuzonte një ftesë.

3-Nëse menduat se mbeti jashtë fokusi dhe nuk po i ndihet zëri si korçar i urtë që është, Niko i Korçës pasi u pasurua në krye të “Parisit të Vogël” gjithë ato vite kryetar bashkie, tashmë e ka kthyer fokusin në Jug, ku do i mundësojë fëmijëve të tij foto të lakmueshme për Instagram që të plasin nga inati “Rich Kidsat e tjerë të pushtetarëve”.

4-Qejfliu, mbyllësi i pazareve qeveritare me oligarkët për hesap të Ramës dhe sekretari i besuar i liderit suprem, Ëngjëll Agaçi padyshim që do shpërblehej për punën e tij si “qeni i prehrit”.

BACKGROUND

CARAPULIT I SKADON STATUSI “INVESTITOR STRATEGJIK”

Gjithçka nisi më 3 Prill të vitit të kaluar, kur me vendim qeverie dhe me një status të veçantë si “Investitor Strategjik”, kompanisë EUROCOL të Pandi Carapulit iu dha leje të ndërtonte resortin e tij “White Rocks” në Dhërmi, me të drejtë përdorimi të brigjeve shqiptare me një kohëzgjatje prej 20 vitesh. Por ky status ka skaduar në 3 prill 2020 dhe nga investitor strategjik, Carapuli është kthyer në një investitor të zakonshëm, duke mos gëzuar privilegjet që i jepte ligji.

Carapuli e ndërtoi fshatin turistik me vendim të bllokuar nga gjykata, pasi kjo e fundit i dha të drejtë pronarit të truallit Andon Bifsha. Kjo do të thotë se Carapuli nuk mund të shes asnjë nga vilat e tij, nuk mund t’i hipotekojë dhe as t’i tjetërsojë, derisa të zgjidhet konflikti për pronësinë me Bifshën. Ky ligj i jepte përparësi ndërtuesit dhe jo pronarit të truallit në rastin e ndërtimeve strategjike. Por në kushtet kur Carapuli nuk është më investitor strategjik, ai automatikisht nuk është më përfitues.

TENTATIVA PËR DALJE NË DET, ZAPTIMI I BREGDETIT NË SHKELJE ME LIGJIN

Në tentativë për të siguruar dalje në det, biznesmeni kërkon të shtrijë resortin e tij në një truall tjetër. Trualli në bregdet është sërish i Andon Bifshës, me të cilin Carapuli është në gjyq. Pasi i mori pronën ku po ndërton resortin përmes një marrëveshje të njëanshme me njërin prej pjestarëve të familjes së tij, po në mënyrë të njëanshme, ai po tenton t’i marrë Andon Bifshës edhe 1660 m2 truall për të siguruar daljen në bregdet. Por zgjerimi i Carapulit në kurriz të pronës së qytetarit ka dy probleme të mëdha ligjore; në lejen e aplikuar për këtë projekt që nuk i takon të zgjerohet jashtë kufijve aktual të resortit dhe e dyta statusi i investitorit strategjik ka skaduar.

DENONCIMI I “PROTOTHEMËS” PËR ZAPTIMIN E DHËRMIUT

Gazeta e njohur greke “Protothema” i ka kushtuar një artikull të gjatë shembjes së banesave në zonën e Himarës, duke akuzuar kështu qeverinë. Sipas medias greke, bëhej fjalë për një resort turistik që do të ndërtohej në këtë zonë nga Pandeli Carapuli, të cilin e cilësojnë si “shokun e Edi Ramës”

Pandeli Carapuli, miku i Kryeministrit shqiptar Edi Rama synon që të ndërtojë vendpushimin më të madh në bregdetin shqiptar. Kompania e tij Eurocol sh.p.k synon që të ndërtojë në Dhërmi resortin turistik të quajtur ‘Shkëmbinjtë e Bardhë’(White Rocks). Projekti ka miratimin e KKRT dhe ka firmën e Kryeministrit Edi Rama. Zona ku do të ndërtohet kompleksi u takon banorëve vendas, pasi ata kanë të drejtën e pronësisë së tokës.

JOQ ALBANIA