Pak minuta më parë, një denoncim i fortë ka ardhur pranë redaksisë sonë.
Bëhet fjalë për një punonjës nga QSUT, i cili ngriti alarmin se situata e krijuar nga Covid-19 ka dalë jashtë kontrollit dhe se personat në ambientet e brendshme të spitalit lëvizin pa masa sigurie.
Ai u shpreh se janë ankuar disa herë për këtë gjë, por akoma nuk ka ardhur një zgjidhje konkrete.
QSUT është kthyer në një vatër infeksioni ditët e fundit për shkak të shpërthimit të virusit në raste të reja, shqetësuese për kurbën e infeksionit në kryeqytet.
Denoncimi i plotë:
JOQ pershendetje une qe po ju shkruaj jam punonjes i QSUT dhe jemi ne situate alarmante nga COVIDI per arsye se ketu ne ambjentet e brendshme te QSUT hyjne persona pa asnje kontrroll dhe masa sigurie. Jemi ankuar disa here por nuk gjejme zgjidhje pasi kompania qe duhet te beje kete kontrroll dhe eshte pergjegjese per sigurine e QSUT eshte Illyrian Guard kompani shteterore e krijuar nga Sander Lleshi dhe nuk pergjigjen per asgje ne lidhje me sigurine pasi kane reduktuar numerin e punonjesve dhe nuk e perballojne dot sherbimin. Anonim ju lutem se jane te shtetit keta e na lejne pa buken e femijeve. Zoti na rujte!