JOQ Albania
Home

Skandal në Jug! Minoritari grek djeg flamurin shqiptar në Sarandë: Po qe burrë takohemi në Dropull!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/06/2020 22:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Manolis Vito, minoritari grek nga fshati i Finiqit ka djegur mbrëmjen e djeshme flamurin shqiptar në mes të Sarandës.

Në videon e publikuar nga vetë minoritari në faqen e tij të Facebook, janë numëruar shumë komente nga shqiptarë të revoltuar të vilët i kanë bërë thirrje t'i dalë përballë të sqarohen po qe burrë.

Rikujtojmë se në një portal nacionalist grek të quajtur "Himara.gr", një ushtar që mbante në uniformën e tij flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë, shkruante se në Greqi është krijuar ushtria për të çliruar Vorio Epirin.

Duhet theksuar se nacionalistët grekë vijojnë të besojnë se jugu i Shqipërisë i përket Greqisë, duke e quajtur "Vorio Epiri", ose thënë shqip Epiri i Veriut.

Teksa skandalet në Jug me minoritetin grek nuk kanë të sosur, kjo ngjarje e shëmtuar solli kulmin!