Pritjes i erdhi fundi edhe në Premier League. Ditën e sotme, përfaqësuesit e të gjitha klubeve janë mbledhur për të vendosur rreth rifillimit të futbollit dhe është bërë hapi i parë.
Ekipet kanë folur rreth organizimit të ndeshjeve dhe datave të rinisjes, me UEFA-n, që kërkon të mbyllen maksimumi në javën e parë të gushtit për shkak se më pas na pret Champions dhe Europa League.
Mediet angleze raportojnë se datat 19 dhe 20 qershor janë dy alternativat për nisjen e kampionatit dhe data 1 gusht është afati i mbylljes së ligës.
Nuk dihet nëse është hartuar një kalendar, por për momentin duhet t’i gëzohemi faktit se një prej ligave më spektakolare më në fund do të rikthehet.
Përsa i përket renditjes, duket të themi se për titullin kampion nuk ka garë, pasi Liverpuli është arratisur që në janar nga kundërshtarët e Mançester Sitit dhe Leister.