Leo Messi është kthyer në stërvitje me Barcelonës pas një pushimi 2-mujor për shkak të përhapjes së koronavorusit. Ylli argjentinas duket në formë, gjithsesi, një problem që po e shqetëson momentalisht janë rrjetet sociale.
Ditën e djeshme, për afro 40 minuta, pas orës 01:00 të mëngjesit, llogaria e Leos në rrjetin social "Instagram" u zhduk totalisht.
Shpejt, përdoruesit i bënë jehonë këtij kurioziteti në rrjetet e tjera sociale, veçanërisht në Twitter, ku u publikuan fotografi që shfaqnin Messin pa llogarinë e tij, e cila ka 152 milionë ndjekës.
Pas atyre 40 minutave, "Instagrami" zgjidhi incidentin teknik dhe llogaria e Messit u kthye. Tani, rrjeti social ka inicuar një hetim për të parë se çfarë ka ndodhur, pasi nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë.