Bayerni nuk di të ndalet në Bundesligën gjermane. Skuadra e Hans Flik fitoi sot “klasiken” e futbollit gjerman ndaj Borusia Dordmundit me rezultatin 0-1 falë supergolit të Xhoshua Kimish.
Pjesa e parë ishte vërtet emocionuese teksa të dyja mund të kishin shënuar, por nuk ia dolën dot. Te Borusia, Haland, Hakimi dhe Sanço nuk ishin në dytën e tyre më të mirë.
Me fitoren e sotme, Bajerni çon diferencën në 7 pikë me vendin e dytë, që mbahet nga Borusia Dortmundi duke treguar se janë në gjendje të fitojnë çdo trofe këtë sezon.