Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern po diskutonte për heqjen e vazhdueshme të kufizimeve të koronavirusit, kur një tërmet me madhësi 5.8 ballë i shkallës rihter goditi pranë kryeqytetit Wellington të hënën në mëngjes. Nuk janë raportuar dëme.
Ndërsa kamera u trondit dukshëm, Ardern u pa të buqzëqeshte dhe e mori me sportivitet goditjen e fortë.
Reagimi i Ardern shpejt u bë viral në Twitter dhe media të tjera sociale.
Në Zelandën e Re, tërmetet janë diccka e zakonshme pasi vendi futet në të ashtuquajturën "Unaza e Zjarrit", një hark tektonikisht aktiv 25,000 milje (40,000 kilometër) i cili përfshin pjesën më të madhe të Paqësorit.
Sipas GeoNet, i cili monitoron veprimtarinë gjeologjike në vend, Zelanda e Re përjeton rreth 20,000 tërmete çdo vit, ose midis 50 dhe 80 në ditë, megjithëse shumica dërrmuese janë shumë të vogla për t’u ndjerë nga njerëzit.
Burimi:CNN|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania