JOQ Albania
Home

S’lanë gjë pa marrë/ Arrestohen autorët e grabitjes në punishten e mermerit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 25/05/2020 9:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Katër të rinj akuzohen si autorë të një vjedhje të ndodhur në 20 maj në një punishtem mermeri në Tepelenë.

Në prangat e policisë kanë rënë shtetasti me inicialet: M. M., 26 vjeç, M. M., 28 vjeç, S. Ç., 20 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, të gjithë banues në Tepelenë.

Sipas policisë, bashkëpunim me njëri-tjetrin 4 të arrestuarit, kanë kanë vjedhur me thyerje në punishte, vegla pune si kompresorë, motosharrë, troko e materiale të tjera me vlerë të konsiderueshme monetare, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu ata akuzohen edhe si autorë të disa vjedhjeve të tjera në fshatrat e Tepelenës.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet vjedhja me thyerje në një punishte mermeri dhe janë arreastuar 4 autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura, të cilat kapin një vlerë të madhe monetare. Vjedhja ka ndodhur në datë 20.05.2020, në punishten e mermerit në pronësi të shtetasit S. G., banues në Tepelenë. Policia ndaloi shtetasit M. M., 26 vjeç, M. M., 28 vjeç, S. Ç., 20 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, të gjithë banues në Tepelenë, si autorë të dyshuar, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje në punishte, vegla pune si kompresorë, motosharrë, troko e materiale të tjera me vlerë të konsiderueshme monetare, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer dhe disa vjedhje të tjera në fshatrat e Tepelenës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.