Një grua 40-vjeçare ka mbetur e plagosur në qafë nga një plumb pistolete me të cilën e qëlloi burri i saj dhe po ashtu ka marrë disa plagë me thikë në krah dhe kraharor.
Dyshohet se shkaku i konfliktit mes çiftit është bërë xhelozia. Ndërsa ishin bashkë në makinë në Malnate, mëngjesin e së dielës rreth orës 10 pas konfliktit verbal gruaja është qëlluar me thikë dhe pistoletë nga bashkëshorti i saj.
Burri 46-vjeçar u arrestua nga karabinierët ndërsa gruaja u transportua në spitalin e Circolo di Varese, jashtë rrezikut për jetën.
Çifti është shqiptar ndërsa mësohet se gruaja punon si asistente sociale ndërsa burri pas verifikimeve të policisë ka rezultuar me precedent penal.
Për fatin e mirë të 40-vjeçares sherri mes tyre u dëgjua nga tre burra të cilët ndërhynë menjëherë dhe ndaluan një tragjedi të mundshme.
Pas arrestimit 46-vjeçari është akuzuar “për vrasje të mbetur në tentativë”. Ata kanë dy fëmijë të vegjël.
Burimi: ilgiorno.it Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania