JOQ Albania
Home

Pacienti humbet 32 kilogramë gjatë trajtimit kundër koronavirusit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 25/05/2020 7:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kim Wai Li, 43 vjeç ka treguar se ka humbur 32 kilogramë në 5 javë terapi intensive teksa luftonte kundër pandemisë së koronavirusit.

Ai peshonte 95 kg para infektimit me koronavirus ndërsa pasha e tij aktuale është 63 kg kjo pasi ai konsiderohet një ndër pacientët e infektuar më rëndë nga koronavirusi i cili pasi kontraktoi sëmundjen ra në gjendje kome.

Burri nga Londra, ka patur vetëm 20% mundësi mbijetese pasi mushkëritë e tij thuajse dolën jashtë çdo funksioni vetëm pak ditë pas infektimit me koronavirus.

Tani Kim Wai ka bërë publikimin e fotografive që e tregojnë si ka qenë para dhe si është sot pasi ka kaluar sëmundjen e rëndë me të cilën u infektua në një tren.

Madje ka pohuar se me shumë mundësi gjendja shëndetësore u rëndua prej virusit për shkak se ishte mbi peshë dhe sepse ushqehej me ushqime të shpejta e të pashëndetshme.

Ishte shumë mbi peshë në momentin e shtrimit në spital ndërsa edhe gjatësia e tij trupore nuk është e madhe ndërsa humbi peshë të konsiderueshme gjatë kurimit.

Tani Wai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka premtuar se do kujdeset më shumë në përzgjedhjen e dietës ushqimore.

Burimi: thesun Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania