Në Britani kanë ndërruar jetë 118 persona 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19. Nga shifrat e raportuara mendohet se ka një rënie prej 30 për qind nga e diela e kaluar.
Sipas kryeministrit Boris Johnson, kjo është shifra më e ulët deri më tani që nga fillimi i izolimit në 23 Mars.
Johnson konfirmoi se vendi po përgatitet për të lehtësuar masat e izolimit në 1 qershor. Sipas tij shkollat duhet të hapeshin më parë, por këshilltarët shkencorë deklaruan të premten se numri R, që pasqyron përhapjen e Virusit, ende është afër një niveli të rrezikshëm.
Duhet të qëndrojë nën 1 për të shmangur rastet e infektimit dhe aktualisht është mes 0.7 dhe 1 në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Burimi: Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ-Albania