Sipas informacioneve paraprake një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës.
Si raportohet një vajzë është gjetur e pajetë në banesë. E ditur më tej bëhet se ajo i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë në fshatin Orman.
Mësohet se vajza ishte rreth moshës 20 vjeçe. Ende nuk dihet se cilat kanë qenë motivet që e kanë shtyrë vajzën drejt aktit ekstrem.
Po ashtu raportohet se policia po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.