JOQ Albania
Home

Shënjestruan dhe ‘zhvatën’ 20 mln lekë dhe 50 mijë franga nga “Range Roveri”, arrestohen dy autorët
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 24/05/2020 10:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë, me akuzën për vjedhje. Dy të dyshuarit akuzohen se vodhën një shumë të konsiderueshme parash në makinën tip Range Rover të shtetasit F. B. i cili më pas ka bërë denoncimin në strukturat përkatëse.

Dy autorët e dyshuar të grabitjes u arrestuan në flagrancë në qytetin e Fierit, konkretisht shtetasi me inicialet D. H., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” si dhe i shtetasi me inicialet G. K. 44 vjeç, banues në Tiranë; i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”.

Njoftimi:

Mbyllet operacioni policor i koduar “Kombinacioni”. Zbardhet vjedhja e një shume të madhe parash në automjetin e shtetasit F. B. dhe ndalohen 2 autorët e dyshuar. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 17.5 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga. Strukturat përkatëse pas denoncimit të marrë nga shtetasi F. B., se më datë 22.05.2020, rreth orës 19:00, pranë Qendrës Kristal, në zonën e Komunës së Parisit, persona të paidentifikuar i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash prej 20 milionë lekësh të reja dhe 50 mijë franga, në automjetin e tij tip “Range Rover”, kapën autorët e dyshuar. U bë arrestimi në flagrancë i disa shtetasve në qytetin e Fierit, konkretisht: D. H., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”; G. K. 44 vjeç, banues në Tiranë; i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”. Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit F. B. dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit. Në momentin e kapjes, këtyre shtetasve iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi parash prej 17.5 milion lekësh të reja dhe 50 mijë franga. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.