Resorti superluksoz i Petrit Fushës nuk pyet për virusin, hapur ditën e shtunë dhe karshillëk shtetit në Instagram

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.05.2020, 21:49

Mbrëmjen e djeshme, Edi Rama njoftoi në Facebookun e tij se fundjava do jetë e njëjtë si fundjavat e tjera, pra shumica e bizneseve do të jenë të mbyllura dhe lëvizja e njerëzve, sipas kategorive. Hapur, ditën e shtunë, do të jenë vetëm farmacitë dhe ushqimoret, ndërsa të dielën gjithçka e mbyllur.

E ndërsa e tillë tallje vazhdon prek kohësh, miqtë e “Rilindjes” nuk shqetësohen fare për këto masa dhe vazhdojnë të qetë në bizneset e tyre që prodhojnë miliona para edhe në paligjshmëri.

E teksa shumë biznese u gjobitën ditën e sotme nga policia, resorti "Mai Tai "i ish kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fushës, qendron i hapur edhe ditën e shtunë. Ai administrohet nga djali i tij i cili ka poste edhe në administratë.

Për më tepër ai i bën karshillëk shtetit duke publikuar “story” në Instagram, pa e “çarë kokën” fare për masat e koronavirusit.

Siç shihet edhe nga fotoja në lokal shihen persona teksa frekuentojnë resortin.

Kujtojmë se prokurori Fusha e ka deklaruar këtë resort superluksoz edhe në formularin e vetëdeklarimit të pasurisë, kur u paraqit para vettingut, por megjithatë, gjemb në këmbë nuk i hyri.

Diferencimi ca të nënës e ca të njerkës në Shqipëri nuk është hera e parë që ndodh, por së fundmi po bëhet tepër e shpeshtë dhe askush nuk mban përgjegjësi.

I vetmi që e pëson, është populli i thjeshtë, që nuk i fërkon shpatullat Rilindjes.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit