Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 27-të të Bundesligës gjermane, ndërsa ekipi i Borussia Monchengladbach ka gjetur edhe zgjidhjen ideale si ta mbushë stadiumin.
Plot 3 mijë “tifozë” ishin sot në stadium për të përkrahur skuadrën e tyre në derbin kundër Bayer Leverkusen.
Sigurisht, nuk janë perzona fizikë, por fotografi të tifozëve të cilat u vendosen në tribuna, për të dhënë përshtypjen që ndeshja po zhvillohet me tifozë.
Secili tifoz për “prezencën” në stadium ka paguar 19 euro. Për fatin e keq, Borusia humbi 1-3 në shtëpi, por gjesti i tifozëve ishte fantastik.
Kështu, përveç dhënies jetë stadiumit, tifozët e Monchengladbach i kanë dhënë jetë edhe skuadrës së tyre, duke e ndihmuar financiarisht me këto pagesa, sado që janë modeste.