JOQ Albania
Home

Efektet e Koronavirusit/ Mijëra minj pushtojnë shtëpitë dhe qendrat urbane
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25/05/2020 9:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Minjve dhe brejtësve e tjerë u është dashur të bëhen edhe më agresivë në kërkimin e ushqimit, pasi furnizimi i tyre nga restorante të mbyllura ka qenë një nga burimet kryesore të ushqimit.

Me më pak pasagjerë në metrotë e qytetit dhe restorante të mbyllur, përveç një pjese që thyejnë rregullat, furnizimi normal me ushqimin që lënë pas njerëzit, tani është diçka e rrallë.

Gjërat po bëhen aq serioze, saqë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, ka nxjerrë një këshillë të re duke paralajmëruar njerëzit të jenë të vetëdijshëm për 'sjelljen agresive të brejtësve' për publikun.

Mbylljet në mbarë komunitetin kanë çuar në një ulje të ushqimit në dispozicion të brejtësve, veçanërisht në zona të dendura tregtare, tha CDC.

Madje u raportua se disa minj kanë arritur deri në kanibalizëm, pasi gjuetia për ushqim bëhet më e vështirë.

Këta minj po luftojnë me njëri-tjetrin, tani të rriturit po vrasin të rinjtë në fole dhe kanibalizojnë këlyshët, tha një banor.

Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania