Koronavirusi vazhdon kudo nëpër botë, por jo me ritmet e mëparshme, kështu që normaliteti në futboll javë pas jave po kthehet aty ku ishte.
Gjermania ishte e para ndër top 5 ligat kryesore që çeli rinisjen e sezonit pas pandemisë së Covid-19, ndërsa të njëjtën gjë kanë ndjekur shumë shtete të tjera.
Vendi i radhës që ka zyrtarizuar rikthimin e futbollit është Portugalia.
Federata e vendit luzitan sheh javën e parë të qershorit si pikënisjen e ndeshjeve, ndërsa skuadrat kanë vijuar stërvitjen për t’u rikthyer në gjendje optimale.
Duket se ndalesa për më shumë se 2 muaj do të marrë fund, me Qeveritë e vendeve që po japin dritën jeshile për sportin.