Juventusi i është rikthyer nomalisht stërvitjeve dhe po përgatitet për fillimin e Serisë A. Tashmë lojtarët stërviten në grup dhe kanë nisur edhe ngacmimet mes tyre.
Protagonistë ishin dy yjet e skuadrës, Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala.
Në ushtrimin “rondo”, ku futbollistët duhet ta pasojnë topin me një prekje dhe një futbollist është në mes, Cristiano Ronaldo e ka pësuar.
Ishte ylli portugez ai që duhet të fitonte topin, ndërsa Dybala&Co, po bënin pasime të shpejta.
Një top futet mes këmbëve të Ronaldos dhe kaq ka mjaftuar që Dybala të shpërthejë në të qeshura, si dhe të duartrokasë shokun e tij që turpëroi yllin portugez.