JOQ Albania
Home

Pas Elbasanit, bllokohet edhe autostrada Durrës-Tiranë, qytetari: S’lejojnë asnjë makinë drejt kryeqytetit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18/05/2020 13:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa pak orë na ndajnë nga protesta popullore që do të zhvillohet duke nisur nga ora 16:30 në mbështjetje të artistëve por dhe kundër dhunës barbare të ushtruar nga Policia e Lleshit ditën e djeshme, gjatë dhe pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, "Rilindjen" duket se e kanë zënë "të dridhurat".

Pak më parë raportuam se në autostradën Tiranë-Elbasan janë ngritur tre postblloqe, të cilët nuk lejojnë qytetarët e ardhur nga rrethet e tjera të futen në kryeqytet, përfshi këtu edhe ata që janë me autorizim për lëvizje.

Një situatë e tillë po ndodh edhe në autostradën Durrës-Tiranë, ku Policia e Lleshit sërish nuk ka lejuar automjetet të shkojnë drejt kryeqytetit.

Një qytetar e ka denoncuar këtë skandal, teksa shprehet se pranë mbikalimit të Shkozetit është ngritur një postbllok policie që nuk lejon mjetet të shkojnë drejt Tiranës.

Madje ai thotë se policia ka bllokuar edhe rrugën e vjetër Durrës-Tiranë.

Pershendetje JOQ! Kane bllokuar autostraden Durres-Tirane te Ura e Shkozetit qe futesh per ne autostrade. E kane blloku komplet siper ures dhe posht ures. Edhe rrugen e vjeter qe shkon per ne Tirane nga rruga e Ndroqit. Gjithandej e kane blloku.