Kryeministri Rama ka njoftuar përmes një postimi në facebook se edhe këtë javë shqiptarët do qëndrojnë në shtëpi nga nesër në orën 13:00 deri të hënën në 05:00 të mëngjesit.
Kjo rregullore po zbatohet për javën e tretë me rradhë dhe bëhet me dije se prej ditës së hënë e në vazhdim do vijohet me marrjen e lejes së daljes në rast se dikush ka nevojë të bëjë blerje.
Njoftimi i kryeministrit:
NGA NESËR, E SHTUNË 13.00, DERI TË HËNËN 05.00, NJËSOJ SI FUNDJAVËN E SHKUAR, TË GJITHË NË SHTËPI