JOQ Albania
Home

Shërohen nga koronavirusi edhe nëntë pacientë të tjerë në Shqipëri
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03/04/2020 8:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Janë shëruar plotësisht nga koronavirusi edhe nëntë pacientë të tjerë në Shqipëri.

Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook ka njoftuar shërimin e nëntë pacientëve të tjerë në 24 orët e fundit.

Tashmë, numri i personave të shëruar plotësisht nga Covid-19 në vend ka shkuar në 85.

Kujtojmë se numri total i personave të prekur nga Covid-19 është 277.

Ndërkohë dje u shënua një viktimë, duke e çuar numrin e të vdekurëve në 16.