Numri i viktimave nga koronavirusi, vijon të rritet ndjeshëm në të gjithë botën, më së shumti në SHBA, Itali dhe Spanjë.
Këtë mëngjes autoritetet kanë konfirmuar se numri i të infektuarëve në mbarë botën i ka kaluar 1 milion, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 53,238.
Ndërkohë mbi 49 mijë vdekje janë regjistruar jashtë Kinës. Italia dhe Spanja janë vendet ku numri i viktimave po rritet me shpejtësi.
Në shtetin fqinj zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto, por jo vetëm. Numri i viktimave në Itali i ka kaluar 13,900.
Ndërkohë Spanja është vendi, i cili po përballet edhe më keq me luftën kundër koronavirusit. Numri i viktimave në vendin iberik po ecën "në gjurmët" e Italisë. Deri më tani numërohen 10,348 të vdekur.
Kujtojmë se Covid-19 ka prekur 277 persona në Shqipëri, 16 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.
Burimi: worldometers.info