Koronavirusi/ “Do t’ju varros!”, trondit presidenti i Filipineve: Do të pushkatohet kushdo që shkel rregullat e karantinës!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.04.2020, 19:48

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka bërë një paralajmërim të fortë ndaj shkelësve të masave kufizuese për shkak të koronavirusit.

Në një fjalim televiziv, Duterte kërcënoi me pushkatim të mundshëm për të gjithë ata që do të shkelin rregullat e karantinës.

Presidenti i Filipineve theksoi se nuk do të tolerohet askush që mund të shkaktojë probleme, ndërsa paralajmëroi edhe ata që abuzojnë me personelin mjekësor se do të kenë ndëshkime të ashpra.

Duterte tha se ishte jetike që të gjithë të bashkëpunojnë dhe të zbatojnë rregullat e karantinës në shtëpi, pasi autoritetet po përpiqen të frenojnë përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Deri më tani në Filipine kanë humbur jetën 96 persona nga koronavirusi, ndërsa janë konfirmuar pozitivisht të paktën 2311 raste.

Në tre javët e fundit po rritet me shpejtësi numri i të prekurve, gjë e cila ka bërë që autoritetet të vendosin rregulla të frikshme.

Duterte theksoi:

Situata po përkeqësohet. Kështu që duhet të dëgjoni, pasi situata është tejet serioze. Urdhërat e mi për policinë dhe ushtrinë: Nëse ka telashe dhe probleme, qëlloni për vdekje çdo shkelës të karantinës. E kuptoni këtë? Të vdekur! Do t'ju varros nëse shkaktoni telashe!

Kërcënimet e Duterte-s erdhën pas raportimeve në mediave për problematike të ndryshme dhe disa arrestimeve të disa banorëve në një zonë të varfër në Manila, të cilët po protestonin për ushqimin.

Duke iu përgjigjur paralajmërimeve të Dutertes, Amnesty International tha që deklarata e udhëheqit të Filipineve ishte "thellësisht alarmante".

Organizata për të Drejtat e Njeriut tha se:

Forca vdekjeprurëse dhe e pakontrolluar nuk duhet të përdoret kurrë në raste emergjencash, siç është pandemia Covid-19.

Ndërkohë shefi i policisë kombëtare në Filipine tha që policia e kuptoi që Duterte po demonstronte seriozitetin e tij për rendin publik dhe askush nuk do të pushkatohej.

Burimi: France24|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit