Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë, por ndërkohë shqiptarët kanë pak kursime për të kaluar këtë periudhë të vështirë, disa ndoshta edhe nuk kanë fare.
Historia e një çifti të moshuar në Durrës është akoma më e trishtë se kaq. Ata janë duke kaluar ditë të vështira.
Selman Shabani është 93 vjeç kurse gruaja e tij Servetja është 84 vjeçe. E vetmja gjë që kërkojnë është që Bashkia t’u japë ndihma ushqimore dhe ilaçe.
Dy të moshuarit prej ditësh janë në izolim. Ata thonë:
Apeli i tyre i drejtohet Bashkisë Durrës, që t’i ndihmojë. Si u tha dhe më lart e vetmja gjë që kërkojnë janë ushqimet dhe ilaçet.