Doktori amerikan paralajmëron se Koronavirusi do jetë i pranishëm dhe për dy vitet e ardhshme

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.04.2020, 13:33

Drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thotë se një në katër pacientë me koronavirus në SHBA janë asimptomatikë.

Dr Robert Redfield tha për NPR se kjo ndoshta shpjegon se si rastet vazhdojnë të përhapen në të gjithë vendin, edhe kur janë miratuar masa të rrepta për distancimin shoqëror.

Në SHBA ka më shumë se 189,000 raste të konfirmuara të virusit, por zyrtarët federalë të shëndetësisë besojnë se numrat janë shumë më të larta.

Komentet e Redfield vijnë pasi CDC e konsideron ndryshimin e udhëzimeve të saj në lidhje me atë se kush duhet të vendosin maska të gjithë, dhe jo vetëm mjekët dhe infermierët.

Redfield tha:

Një nga pjesët e informacionit që ne kemi vërtetuar shumë tani është se një numër i konsiderueshëm i individëve të infektuar në të vërtetë mbesin asimptomatikë. Kjo mund të jetë deri në 25 përqind. Kjo është e rëndësishme, sepse tani ju keni individë që nuk mund të kenë simptoma që mund të kontribuojnë në transmetim, dhe ne kemi mësuar se në fakt ato kontribuojnë në transmetim.

Në fakt, drejtori i CDC tha që njerëzit asimptomatikë mund të mbartin virusin deri në 48 orë para se të shfaqen ndonjë simptomë.

Janë shfaqur disa raporte të pacientëve të diagnostikuar që thonë që ata nuk patur kollitje, ethe ose gulçim.

Një 26-vjeçar në Guangdong të Kinës u infektua pasi ra në kontakt me dikë nga Wuhan, nga e kishte origjinën virusi.

Një raport në New England Journal of Medicine zbulon se ai testoi pozitiv në ditën e shtatë, 10 dhe 11 pas kontaktit, por nuk kishte simptoma në asnjë prej atyre ditëve.

Ai kishte sasi të mëdha të virusit në hundë dhe në fyt pavarësisht se ndjehej mirë.

Donovan Mitchell, një lojtar në NBA me Utah Jazz, gjithashtu tha se ai kurrë nuk ka përjetuar ndonjë simptomë para se të testohej pozitiv.

Ekzistojnë një dëshmi shtesë që njerëzit pa simptoma janë duke ndihmuar në përhapjen e koronavirusit.

Një studim i ri nga Islanda zbuloi se 50 përqind e atyre që testuan pozitiv thanë se ishin asimptomatikë.

Kjo do të thotë se nga 17.900 njerëz të diagnostikuar me virus, 8950 nuk kanë kaluar kollitje, ethe ose gulçime.

Për shkak të këtyre historive, agjensia po konsideron këshillimin e publikut të gjerë për të vendosur maska sa herë që dalin jashtë shtëpisë.

Në të kaluarën, zyrtarët kanë theksuar se vetëm ata që janë të sëmurë ose që janë punonjës të kujdesit shëndetësor duhet të mbajnë maska.

Por, për shkak të të dhënave të reja, Redfield tha se kjo po rishikohet në mënyrë kritike.

Redfield paralajmëroi që për 24 muajt e ardhshëm, virusi do të ketë një efekt në jetën e përditshme.

Ky virus do të jetë me ne. Kam shpresë se do ta kalojmë këtë valë të parë dhe do të kemi kohë për t'u përgatitur për valën e dytë. Kam shpresë se sektori privat në zgjuarsinë e tij dhe duke punuar me qeverinë, NIH, do të zhvillojë një vaksinë që përfundimisht do të ndryshojë ndikimin e këtij virusi.

Disa vaksina të ndryshme janë aktualisht në testim, por ka të ngjarë të mos jenë në dispozicion për 12-18 muaj të tjerë.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit