Prej disa ditësh, ish-portieri i kombëtares turke, Rushtu Reçber ka rezultuar pozitiv ndaj kornavirusit dhe tashmë po lufton dhëmbë për dhëmë me këtë virus famëkeq që ka pushtuar botën.
Ish-futbollisti ndodhet në spital dhe gjendja e tij ka qenë e rënduar gjatë orëve të fundit.
Bashkëshortja e tij ka treguar edhe simptomat e para, teksa thekson se në një moment lëkura e Rushtu ka marrë ngjyrën gri.
Ndërkaq, presin që gjendja e tij të normalizohet në vijm.
Ajo tha:
72 orët e fundit kanë qenë shumë të vështira, dhe shpresoj se tashmë në vazhdim do të ketë përmirësim. Kapja e hershme e kësaj sëmundje është e rëndësishme. Virusi nuk qëndron në fyt apo në hundë. Ai lëviz shpejt dhe gjen banim në mushkëri, ku shumohet dhe fillon pneumonia. 72 orët e para janë shumë kritike. Rushtu ka pasur ethe për disa ditë. Simptoma të çuditshme që nuk janë shfaqur më parë. Ai ishte i pafuqishëm, ishte i lodhur dhe kishte mungesë të urisë. Ndërkohë, lëkura e tij mori ngjyrë gri, ashtu si dhe buzët e tij. Ai merrte frymë shpesh dhe me vështirësi. Kishte një pulsim të parregullt, si dhe kollë të vazhdueshme.