Vazhdon të rritet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi. I mposhtur nga kjo epidemi ka dalë edhe ish-presidenti i Marsilles,
Pape Diouf, i cili ka drejtuar klubin francez në vitet 2005-2009, kur aty aktivizohej edhe Lorik Cana, ka ndërruar jetë.
Pape ishte lindur në Çad, nga prindër senegalezë, ndërsa jetonte dhe punonte normalisht në Francë.
Në drejtimin e tij, Marsille arriti suksese të mëdha, teksa ishte një nga ekipet më të forta në Ligue 1 atë periudhë.
Franca është momentalisht një tjetër vend në Europë, i cili po goditet fort nga koronavirusi, si në numër infektimesh, ashtu edhe në humbje jete.