Koronavirusi po shkakton edhe një krizë ekonomike në mbarë botën. Shumë klube futbolli po përpiqen të bindin lojtarët e tyre për të shkurtuar rrogat dhe kjo situatë kakrijuar jo pak mosmarrëveshje.
Megjithatë, një klub që nuk do t'ia dijë aspak për financat është Real Madridi.
Klubi spanjoll nuk do t’i detyrojë lojtarët dhe punonjësit e tjerë të heqin dorë nga një pjesë e pagës. Madrilenët janë në gjendje shumë të qëndrueshme financiare dhe janë të gatshëm të përballen me rrethana të tilla pa asnjë problem.
Spanjollët janë klubi i parë që nuk ankohen tek punëtorët e tyre për gjendjen financiare dhe do të repsektojë deri në fund kontratat e firmosura me ta.
Mesa duket të ardhurat e një klubi i Reali nuk mbarojnë kurrë. Ishin një nga klubet më aktivë në merkaton e verës, por kjo nuk do të thotë se koronavirusi do i mundë ata.