Boksieri shqiptar, Florian Marku thotë se ndoshta mund ta ketë kaluar me sukses koronavirusin.
Edhe pse nuk e di me siguri, pasi nuk ka bërë test, ka qenë vetë Marku, i cili ka njoftuar kërë fakt nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij të Facebook, teksa ka shkruar se prej 13 ditësh ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Tashmë boksieri është ngritur në këmbë dhe ka rifilluar stërvitjen duke qetësuar fansat e tij, si dhe bashkëngjitur postimit ishte dhe një video e tij.
Ndër të tjera Florian Marku bën thirrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe të bëjnë durim me këtë situatë.