JOQ Albania
Home

I izoluar prej ditësh, ylli i Milanit “djeg” shtëpinë me… letra higjenike
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 26/03/2020 14:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Theo Hernandez është padyshim një nga lojtarët më të mirë te Milani këtë sezon, teksa shkëlqen në ç'do ndeshje me fanellën kuqezi.

Prej situatës së krijuar javët e fundit nga koronavirusi, mbrojtësi francez është i detyruar të qëndrojë i izoluar në shtëpi.

Megjithatë, është munduar të krijojë një atmosferë party brenda në shtëpinë e tij.

Me muzikën në maksimum, Hernandez duket i lumtur. Lojtari ka përdorur letrat higjienike, dezinfektues, fshirëse, ilaç pllakash, aromë dhome dhe shumë gjëra të tjera shtëpiake.

Diçka e veçantë e krijuar nga Hernandez, i cili po mundohet ta kalojë me pozitivitet këtë moment të vështirë.