JOQ Albania
Home

Mourinho “piketon’ dyshen e Lazios, Strakosha dhe Sergej drejt transferimit te Tottenhami
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 26/03/2020 9:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lazio është një nga ekipet më në formë momentalisht në Europë, pasi po rivalizon denjësisht me Juventusin në garën për titull në Serinë A.

Bardhekaltërit kanë në përbërje lojtarë të rinj dhe të talentuar që po shkëlqejnë këtë sezon.

Dy prej tyre janë serbi, Sergej Milinkoviç-Savic dhe Thomas Strakosha.

Të dy këta lojtarë kanë rënë së fundmi në orbitën e Tottenhamit.

"Tuttomercato" raporton se këta dy lojtarë janë dëshira e Jose Mourinhos në merkaton e verës.

Megjithatë, për mesfushorin serb dhe portierin shqiptar, nuk do jetë e lehtë, duke qenë se për të dy lojtarët ka shumë pretendentë të tjerë që gjithashtu i duan në ekip.