Koronavorusi duket se ka nënshtruar totalisht të gjithë globin. Mijëra jetë kanë humbur si shkak i këtij virusi vdekjeprurës dhe qindra mijëra të tjerë janë të infektuar.
Qeveritë e shumë vendeve i kanë shpallur luftë këtij armiku të padukshëm, duke vendosur në dispozicion të gjithë infrastrukturën.
Kështu ka ndodhur edhe me disa stadiume. Pas atij të Zagrebit në Kroaci, e disa të tjerëve në Europë, radha është për legjendarin “Maracana” në Rio De Janeiro, Brazil.
Stadiumi ku zhvillon aktivitetin ekipi i Flamengos dhe që shërben si shtëpi për 12 ekipe të provincave rrotull, do të jetë në “luftë” me Covid-19, duke u shndërruar në spital.
Veç tij, nga numri i lartë i të prekurve, ka bërë që në Brazil të kthejnë në spitale edhe stadiume të tjerë.