JOQ Albania
Home

Ekskluzive/ Dalin pamjet nga aksidenti tragjik me 4 të vdekur në Fushë-Krujë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18/03/2020 21:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident tragjik u shënua këtë mbrëmje në Fushë-Krujë, ku humbën jetën katër persona.

Tre viktima ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa personi i katërt humbi jetën gjatë rrugës për në spitalin e Traumës, në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:30, pranë kryqëzimit të Borizanës, ku një automjet tip "Audi" me targa "AA 848 ZZ" goditi nga pas një kamion, duke sjellë bilancin tragjik.

Së fundmi, në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

Siç shihet dhe në foto, "Audi" ka pësuar dëmtime tepër të mëdha në pjesën e përparme të tij.

Ende nuk dihet identiteti i viktimave, ndërkohë dyshohet se në automjetin e aksidentuar udhëtonin katër të rinj.

Shkaku i aksidentit mendohet se ka qenë shpejtësia e lartë me të cilin po udhëtonte mjeti tip "Audi".

Aksidenti tragjik ndodhi pas orës 18:00, orar ky në të cilin nuk lejohet qarkullimi i automjeteve sipas masave të ndërmarra në kuadër të luftës kundër koronavirusit.