Plas grushti pranë QSUT-së, dëshmitarja: Shanin dhe ulërisnin, goditën edhe policët

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.03.2020, 21:52

Teksa e gjithë vëmendja në vend është përqëndruar te situata e krijuar nga koronavirusi, duket se shqiptarët nuk ka virus që t'i ndalë për të bërë sherre.

E themi këtë pasi një qytetare nga Tirana ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku shprehet se mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20, është regjistruar një sherr mes disa personave, pranë QSUT-së.

Ajo thotë se dy persona po ziheshin me njëri-tjetrin dhe po shaheshin me zë të lartë.

Sipas saj, policia ndërhyri për të shuar sherrin mes tyre, por njëri prej tyre ka goditur edhe uniformat blu.

Më pas, dëshmitarja thotë se në vendngjarje mbërritën forcat "Shqiponja", të cilët bënë të mundur arrestimin e personit në fjalë.

Ende nuk dihet arsyeja e sherrit midis tyre, ndërkohë nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia në lidhje me këtë ngjarje.

Mesazhi i plotë:

Pershenedetje JOQ! Kjo skene ka ndodhur sot n tiran te spitalet nen tereza arsyeja nuk dihet por nj situat shum e frikshme ishte rreth ores 19 20 . Isha e vetmja vajz q po shikoja at ngjarje t ndodhur . Ishin dy persona q po i ndante policia por kishin ko q policia e rendit po u merrnin me to m pas erdhi shqiponja e i ndan arsyeja se pse nuk e di por benin skena t pazakonta. Bertisnin shanin ulerisnin deri sa i futen n makin. Shanin nga mami motra, personi qe shante ishte i pakontrolluar madje godiste dhe policat . Vetem kyr erdhen shqiponjat e perplasen nga makina i vun prangat dhe e futen n makin

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit