JOQ Albania
Home

Veliaj 150 mln lekë për tabelat, por rrugët janë copë-copë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 11/03/2020 11:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E kemi thënë shpesh, se duke qenë bashkia më e madhe e vendit, Bashkia e Tiranës është ajo që bën më shumë tendera për punime të ndryshme në kryeqytet, por edhe për shkakun se ka shumë institucione në varësi.

Një prej këtyre institucioneve është edhe Tirana Parking e cila drejtohet nga Eglantina Zere dhe që merret me vjeljen e taksave të vendeve të parkimit në kryeqytet.

Së fundmi kjo kompani e cila fiton miliona lekë nga mbledhja e taksës së parkimit ka vendosur të bëjë një tender për vendosjen e sinjalistikës rrugore në kryeqytet për projektin e rezidentit.

Por ajo çfarë bie në sy nga ky tender është fondi limit i vendosur nga kjo kompani. Plot 150 milionë lekë.

Por ajo çfarë të bën të dyshosh me këtë tender është se a kushtojnë realisht kaq shumë para vetëm për të vendosur disa tabela në disa vende të kryeqytetit? Pse taksat e qytetarëve harxhohen për këto tabela?

Kujtojmë që para disa javësh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vendosi të bënte lyerjen e sinjalistikës rrugore në ish-bllok me rastin e 100 vjetorit të Tiranës si kryeqytet. Madje edhe ideja e lyerjes së këtyre tabelave u vodh nga një artist anglez.